Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

U sulmua nga Irani, Turqia: Kemi të drejtën për të reaguar ndaj çdo akti armiqësor

U sulmua nga Irani, Turqia: Kemi të drejtën për të reaguar ndaj çdo akti armiqësor

13:40, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi mesditën e sotme se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Iraku dhe Siria përpara se të shkonte drejt Turqisë.

Në një reagim zyrtar, Ministria theksoi se vendi ka kapacitet të plotë për të siguruar mbrojtjen e territorit dhe qytetarëve, duke paralajmëruar se çdo masë mbrojtëse do të merret vendosmërisht dhe pa hezitim:

“Turqia qëndron për stabilitet dhe paqe rajonale, por është plotësisht e aftë të mbrojë sigurinë e territorit dhe qytetarëve kundër çdo kërcënimi, pavarësisht origjinës. Rezervojmë të drejtën për të reaguar ndaj çdo akti armiqësor.”

Burhanettin Duran, Drejtori i Komunikimit të Turqisë, konfirmoi se çdo hap për të mbrojtur tokën dhe hapësirën ajrore do të merret pa hezitim, duke ripërsëritur vendosmërinë për mbrojtjen e vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco