Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Ministri i Jashtëm iranian: Trump tradhtoi gjithçka, bombardoi tryezën e negociatave nga inati

Ministri i Jashtëm iranian: Trump tradhtoi gjithçka, bombardoi tryezën e negociatave nga inati

11:38, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për “tradhti ndaj diplomacisë dhe amerikanëve që e zgjodhën atë” duke nisur sulmin në mes të negociatave mbi programin bërthamor të Iranit.

Araghchi i ka bërë këto komente një postim në profilin e tij në X.

"Kur negociatat komplekse bërthamore trajtohen si transaksione pasurish të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha errësojnë realitetin, pritjet jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë", shkroi Araghchi.

"Rezultati? Bombardimi i tryezës së negociatave nga inati", shtoi ministri i Jashtëm iranian.

Kujtojmë se gjatë sulmeve ajrore izraelito-amerikane në Teheran dhe pothuajse në tërë territorin e Iranit, ka mbetur i vrarë Ajatollah Ali-Khamenei. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco