Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Meksikë/ 7-vjeçarja sulmohet nga qeni i familjes, 68 qepje në kokë dhe 6 orë në sallën e operacionit...

Meksikë/ 7-vjeçarja sulmohet nga qeni i familjes, 68 qepje në kokë dhe 6 orë në sallën e operacionit...

09:53, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vajzë 7 vjeçe në Meksika ka mbetur e plagosur rëndë pasi u sulmua nga qeni i familjes, i racës Malinois, brenda banesës së tyre.

Sipas pamjeve të regjistruara nga kamera e sigurisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, teksa e mitura po luante me qenin 5-vjeçar. Në një moment, kafsha e ka sulmuar papritur, duke e kapur nga koka dhe duke e tundur për disa sekonda.

Qeni është larguar nga nëna e vajzës, e cila e ka transportuar menjëherë të miturën në spital. Ajo iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth 6 orë dhe mjekët i vendosën 68 qepje në kokë. Aktualisht, gjendja e saj shëndetësore raportohet e stabilizuar.

Sipas dëshmisë së nënës, qeni i quajtur Pilo jetonte prej kohësh me familjen. Ajo ka deklaruar gjithashtu se disa muaj më parë kafsha ishte helmuar, një episod që po shqyrtohet nga specialistët për të vlerësuar nëse mund të ketë shkaktuar dëmtime neurologjike.

Pas incidentit, autoritetet kanë rekomanduar që qeni të mbahet nën vëzhgim për 10–15 ditë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e eutanazisë, në varësi të përfundimeve të ekspertëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco