Dy objekte të vjedhura më shumë se një dekadë më parë nga kripta e Napoleonit III në Angli janë rikuperuar pasi një tregtar antikitetesh e kuptoi se i kishte ato ndërsa po shihte një përsëritje të dramës komike Lovejoy.
Kartat prej druri të altarit të shekullit të 19-të u vodhën gjatë një vjedhjeje në Abbey-n e Shën Michael-it në Farnborough, Hampshire në shkurt të vitit 2014.
Disa vite pas vjedhjes, ttregtari i antikiteteve nga Derbyshire, Paul Gostelow, telefonoi policinë në fillim të këtij muaji, pasi kuptoi se kishte dy nga tre kartat e vjedhura. Ai e kuptoi se kishte vepra të çmuara pasi vuri re motive të ngjashme napoleonike në objektet e paraqitura në emisionin Lovejoy të BBC-së.
Policia e Hampshire i përshkroi kartat si “unike, historikisht të rëndësishme dhe të paçmuara”.
“Pauli i dinte që ishin nga epoka e Napoleonit për shkak të topit dhe kurorës në cep të kornizës, të cilat i njohu nga një episod i Lovejoy. Edhe pse kartat janë kthyer në një gjendje të keqe, abati dhe komuniteti janë megjithatë të kënaqur me kthimin e tyre dhe janë mirënjohës ndaj publikut, kujdesi i të cilit çoi në rikuperimin e tyre. Shpresohet që karta e tretë të gjendet dhe ato që janë rikuperuar të mund të rikthehen”, njoftoi policia.
Manabisi i Shën Mikelit u porosit nga Perandoresha Eugenie, gruaja e Napoleonit III, i cili vdiq në mërgim në Angli në vitin 1873. Djali i tyre, Louis, u stërvit me ushtrinë britanike dhe u vra në moshën 23 vjeç, në betejë në vitin 1879.
Trupat e Napoleonit III, Eugénie dhe Louis ndodhen në kriptën e manastirit. Kartat e vjedhura përmbajnë tekste lutjesh të shkruara me dorë, të zbuluara te Louis kur ai vdiq dhe u vodhën nga altari i kriptës.
Altari është vendosur poshtë varrit të Perandoreshës Eugénie, kurora e së cilës u dëmtua në një grabitje në muzeun e Luvrit në Paris.
© SYRI.net