Në përvjetorin e katërt të nisjes së pushtimit të plotë rus, më 24 shkurt 2022, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi i tij do të bëjë “gjithçka për të arritur paqen”.
Në prag të aktiviteteve përkujtimore që do mbahen në Ukrainë, Zelensky theksoi se presidenti rus Vladimir Putin “nuk i ka arritur objektivat e tij”, pavarësisht katër viteve luftime intensive.
Duke folur për CNN nga Kievi, presidenti ukrainas tha se mendon që udhëheqësi amerikan dhe ekipi i tij “duan t’i japin fund kësaj lufte”.
I pyetur se çfarë dëshiron të dëgjojë nga fjalimi i Trump për Gjendjen e Kombit të martën, Zelensky thotë: “Dua që ai të qëndrojë në anën tonë”.
Udhëheqësi ukrainas u pyet gjithashtu për komunikimin e tij me SHBA-në dhe tha për ekipet negociuese: “Ne kemi komunikime të mira midis grupit tonë dhe grupit amerikan”.
“Mendoj se Presidenti Trump dhe ekipi i tij, me të vërtetë duan t’i japin fund kësaj lufte”, tha ai.
© SYRI.net