Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Flamingot' e Tiranës që po mundin bandat

I deklaruar hapur si gay/ Kush është partneri sportist i kryeministrit më të ri të Holandës?

I deklaruar hapur si gay/ Kush është partneri sportist i kryeministrit më të ri të Holandës?

17:55, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Rob Jetten, i cili u betua sot si kryeministër i ri i Holanda, po shkruan histori jo vetëm në politikë, por edhe në jetën personale. Ai është kryeministri më i ri dhe i pari hapur gay i vendit, ndërsa vëmendja publike është përqendruar edhe te partneri i tij.
 
Partneri i Rob Jetten është Nicolás Keenan, një sportist argjentinas 28-vjeçar i hokejit në fushë dhe dy herë olimpik. Keenan është një figurë e njohur në botën e sportit ndërkombëtar dhe mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga jeta e tij personale dhe profesionale.
 
Çifti e bëri publike fejesën gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, përmes një postimi në Instagram që u shpërnda gjerësisht në media. Ata kanë bërë të ditur se po planifikojnë martesën në verën e vitit 2026, në një vend që ka hyrë në histori si i pari në botë që legalizoi martesën mes personave të të njëjtit seks.
 
Gjatë fushatës zgjedhore dhe natën e betimit, Keenan ka qenë pranë Jetten, duke e mbështetur hapur në rrugëtimin e tij politik. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco