Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Mijëra të vrarë nga demonstratat e dhunshme në Teheran/ Rreth 200 mijë njerëz protestë në Mynih kundër autoriteteve iraniane

Mijëra të vrarë nga demonstratat e dhunshme në Teheran/ Rreth 200 mijë njerëz protestë në Mynih kundër autoriteteve iraniane

17:13, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjermania është përfshirë nga protesta masive gjatë ditës. Rreth 200 mijë njerëz kanë protestuar në Mynih kundër autoriteteve iraniane.

Demonstratat u zhvilluan paqësisht, ndërsa qytetarët kërkonin rënien e Republikës Islame, pas valës së dhunshme të protestave që kanë nisur që nga fundi i dhjetorit.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut në Iran, janë vrarë mijëra protestues atje.

Kujtojmë se javën e kaluar, rreth 10,000 njerëz u mblodhën në Berlin, sipas policisë gjermane , duke iu përgjigjur një thirrjeje nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, krahu politik i grupit opozitar në mërgim Muxhahedinët e Popullit të Iranit, të cilin Teherani e konsideron një organizatë “terroriste”.

Ndërsa gjatë ditës së sotme djali në mërgim i shahut të rrëzuar, Reza Pahlavi i bëri thirrje Donald Trump të “ndihmojë” popullin iranian, duke deklaruar se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund Republikës Islamike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco