Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Ministri i Jashtëm gjerman: Gjermania do të jetë gjithmonë më afër Uashingtonit sesa Pekinit

Ministri i Jashtëm gjerman: Gjermania do të jetë gjithmonë më afër Uashingtonit sesa Pekinit

11:01, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjermania nuk balancon midis SHBA-së dhe Kinës dhe do të jetë gjithmonë më afër Uashingtonit, pavarësisht tensioneve të fundit, tha sot në Singapor Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadeful.

Në një leksion të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, Wadeful theksoi se SHBA-të mbeten ende partneri më i rëndësishëm i Evropës dhe Gjermanisë, dhe se Evropa, pavarësisht problemeve aktuale që krijojnë distancë midis saj dhe Uashingtonit, ende varet nga SHBA-të kur bëhet fjalë për sigurinë e saj.

Zyrtarët e administratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë kritikuar vendet evropiane për mosrespektimin e objektivave të shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s dhe për varësinë e tepërt nga SHBA-ja për mbrojtjen e tyre.

"Të vraposh me krahë hapur drejt Presidentit Xi (Jinping, presidentit të Kinës) dhe të pretendosh se të gjitha problemet tona janë zhdukur në atë moment dhe se ne do të bëhemi partneri juaj i shkëlqyer, do të ishte reagimi i gabuar", tha ministri.

Vendet perëndimore si Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar po bëjnë marrëveshje tregtare me Kinën, duke injoruar kritikat e SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco