Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Lufta në Rripin e Gazës/ Zyrtari izraelit e pranon: Numri i viktimave në Gaza, më shumë se 70,000

Lufta në Rripin e Gazës/ Zyrtari izraelit e pranon: Numri i viktimave në Gaza, më shumë se 70,000

08:59, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zyrtar izraelit pranon se më shumë se 70,000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës në Rripin e Gazës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Më parë Izraeli kishte kundërshtuar shifrat e ministrisë së shëndetësisë të Hamasit. Shifrat e ministrisë janë konsideruar të besueshme nga OKB-ja dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut dhe raportohen gjerësisht nga media ndërkombëtare.

Numri i palestinezëve deri më sot është 71,660 të vdekur. Të paktën 492 palestinezë (dhe katër ushtarë izraelitë) janë vrarë që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor 2025.

Izraeli gjithmonë i ka kundërshtuar shifrat e Hamasit, raporton BBC  dhe gjithashtu para armëpushimit deklaroi se 1,600 anëtarë të Hamasit ishin vrarë që nga 7 tetori 2023 dhe 22,000 militantë të tjerë në luftë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco