Presidenti i Sirisë, Ahmad al Sharaa, do të vizitojë ditën e sotme Moskën, ku pritet të takohet me homologun rus Vladimir Putin. Kremlini njofton se bisedimet do të përqëndrohen te perspektiva e marrëdhënieve dypalëshe dhe te situata në Lindjen e Mesme.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të takohet sot në Moskë me presidentin sirian, Ahmad al Sharaa.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se Kremlini thotë se diskutimet do të përqendrohen në "gjendjen aktuale dhe perspektivat e ardhshme të lidhjeve dypalëshe në sektorë të ndryshëm, si dhe në situatën në Lindjen e Mesme".
Kjo vizitë vjen ndërsa Moska po rishikon marrëdhëniet me Damaskun, pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al Assad në dhjetor 2024.
Rrëzimi i Assad rreth dy vite më parë erdhi pavarësisht ndërhyrjes ushtarake dhjetëvjeçare të Rusisë që dikur e mbajti atë në pushtet.
Kujtojmë se gjatë kohës së Assad, Siria u përfshi nga një luftë civile e përgjakshme, ku regjimi vrau disa mijëra vetë, duke përdorur edhe armë kimike.
© SYRI.net