Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen duke folur me studentët në SciencesPo, ka paralajmëruar se “Rusia nuk dëshiron paqe me Evropën”, ndërsa i kërkoi Evropës dhe SHBA-së të “qëndrojnë së bashku”.
Duke komentuar tensionet e fundit me SHBA-në për shkak të Groenlandës, Frederiksen tha se të dyja palët ndanin shqetësime për sigurinë e Arktikut, dhe se “do të përpiqen të gjejnë një rrugë përpara me SHBA-në”.
Nielsen i Groenlandës, foli gjithashtu për ndikimin që pati përballja me SHBA-në te popullsia lokale.
“Ajo me të cilën po përballemi si qeveri është përpjekja për të kundërshtuar nga jashtë dhe për t'u marrë me njerëzit tanë, që janë të frikësuar dhe të trembur ”, tha ai.
Më vonë pritet që dyshja të takohet edhe me presindetin francez, Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në Paris./ Guardian.
© SYRI.net