Të paktën 83 persona u evakuuan pasi një zjarr përfshiu çatinë e një hoteli me pesë yje në vendpushimin e skive Courchevel në Francë.
Zjarri shpërtheu gjatë natës dhe u përhap mbi çatinë e hotelit “Grand Alp”, ndërsa ekziston rreziku që flakët të përhapen në ndërtesat fqinje, raportojnë mediat e huaja.
Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët.
© SYRI.net