Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Vrau ish-partneren sepse nuk pranonte ndarjen, burg përjetë për autorin

Vrau ish-partneren sepse nuk pranonte ndarjen, burg përjetë për autorin

21:12, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Parë e Krimeve të Rënda të Romës dënoi Gianluca Molinaron me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-partneres së tij dhe nënës së djalit të tyre, Manuela Petrangeli.

Ngjarja kriminale ndodhi më 4 korrik 2024, në zonën e Via Portuense, kur ai e ekzekutoi atë me një armë gjahu.

Mediat italiane bëjnë me dije se shkaku i vrasjes ishte sepse autori nuk pranonte fundin e lidhjes së tyre.

Prokurorja Antonella Pandolfi shpjegoi se jeta e viktimës “u mor në duart e atyre që refuzuan të pranonin fundin e një marrëdhënieje, të një modeli të prapambetur dhe patriarkal që i sheh gratë si pronë”.

Për tre vjet e gjysmë ai ushqente tërbim të verbër dhe një obsesion patologjik. Ai planifikoi ftohtësish dhe qartë eliminimin e nënës së djalit të tij. Mesazhet e tij zanore flasin më shumë se një mijë dëshmitarë”, shtoi prokurorja Pandolfi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco