Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

E rëndë në Milano, efektivi i policisë vret me armën e shërbimit një 20-vjeçar

E rëndë në Milano, efektivi i policisë vret me armën e shërbimit një 20-vjeçar

20:43, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 20-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri nga një efektiv policie pasditen e sotme në Milano.

Sipas mediave italiane, i riu nuk është italian, por ende identiteti i tij nuk është zbuluar. Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni anti-drogë nga policia, në zonën e Rogoredo.

Edhe pse ambulanca mbërriti në pak minuta pas njoftimit, për shkak të plagëve të marra, i riu nuk mundi të mbijetonte.

Referuar mediave vendase, viktima ka qenë i armatosur dhe i është afruar patrullës së policisë ku dhe hapi zjarr ndaj tyre, ndërsa oficerët i janë kundërpërgjigjur.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë dinamika e plotë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco