Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Një 37-vjeçar u qëllua për vdekje nga agjentë federalë në Minneapolis, shpërthejnë protesta në qytet

Një 37-vjeçar u qëllua për vdekje nga agjentë federalë në Minneapolis, shpërthejnë protesta në qytet

07:10, 25/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 37-vjeçar u qëllua për vdekje nga agjentë federalë të zbatimit të ligjit në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara, ngjarje që shkaktoi protesta të shumta në një qytet që tashmë ishte tronditur nga një tjetër të shtënë fatale vetëm javë më parë.

Sipas konfirmimit të autoriteteve dhe familjarëve, i ndjeri është identifikuar si Alex Pretti, një infermier në repartin e kujdesit intensiv në një spital të qytetit.

Familjarët thanë se ai punonte në shërbim të të tjerëve dhe ishte shumë i përfshirë në komunitet.

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni të forcave federale të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, pjesë e asaj që zyrtarë e kanë quajtur një sulme për zbatimin e politikave të emigracionit nën administratën Trump.

Autoritetet federale thanë se Pretti u qëllua pasi, sipas pretendimit zyrtar, ai iu afrua agjentëve me një armë zjarri dhe rezistoi për t’u çarmatosur, gjë që çoi sipas tyre në përdorimin e forcës mbrojtëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco