Gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, guvernatori i Kalifornisë u përfshi në përplasje të forta verbale me administratën Trump. Ndërsa ai akuzonte liderët botërorë se po i nënshtrohen Donald Trump-it, vetë Newsom u ironizua dhe u sulmua nga kritikët për afrimitetin e tij me miliarderin Alex Soros.
Newsom mori pjesë në konferencë këtë javë dhe sulmoi liderët e huaj për "dorëzim" përballë Trump-it, por ndërkohë u kritikua për afrimitetin e tij me Alexander Sorosin, djalin e filantropit miliarder George Soros, gjatë qëndrimit në Davos.
"Guvernatori Newsom, që më duket si një përzierje mes Patrick Bateman-it dhe Sparkle Beach Ken-it, mund të jetë i vetmi kalifornian që di më pak për ekonominë sesa Kamala Harrisi. Ai është këtu këtë javë me babëlokun e tij miliarder, Alex Sorosin, dhe Davosi është vendi perfekt për një njeri që, kur të gjithë të tjerët ishin në izolim, kur ai arrestonte njerëz që shkonin në kishë, vetë shijonte darka nga 1000 dollarë nata në French Laundry," tha Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, gjatë një konference për shtyp të mërkurën në USA House në Davos. "Dhe jam i sigurt se populli i Kalifornisë nuk do ta harrojë këtë."

Komentet e Bessent-it erdhën pasi Newsom ishte ankuar më herët gjatë javës se "njerëzit po dorëzohen" përballë Trump-it, duke shtuar se "duhet të kisha sjellë gjunjëza për të gjithë liderët botërorë" në konferencë.
Por një foto e publikuar më pas online nga Sorosi i ri, ku ai shfaqej me Newsom-in në anë të Forumit Ekonomik Botëror, dhe ku lavdëronte guvernatorin për kritikën ndaj atyre që "ulen në gjunjë" para administratës Trump, u bë virale mes kritikëve. Ata, si Bessent-i, e akuzuan Newsom-in se po i afrohej shumë Sorosit.
"Shumë kënaqësi të takohem sërish me yllin e vërtetë të Forumit Ekonomik Botëror 2026, mikun tim Gavin Newsom," shkroi Soros i ri në përshkrimin e fotos me guvernatorin e Kalifornisë. "Jam shumë i lumtur që është këtu duke i vënë në dukje liderët botërorë që besojnë se pajtimi funksionon kur bëhet fjalë për Trump-in. Nuk funksionon. Vetëm e inkurajon të bëhet më kaotik dhe shkatërrues. Liderët botërorë mund të marrin shembull nga Newsom-i. Është koha të qëndrojmë të fortë, të vendosur dhe të bashkuar, para se të jetë tepër vonë."

Si reagim, senatori Ted Cruz, republikan nga Teksasi, postoi një version të gjeneruar me inteligjencë artificiale të së njëjtës foto, ku Newsom ishte veshur me uniformë NASCAR me logo sponsorizimi "Soros" dhe "CCP" të shpërndara mbi të.
"E rregullova për ty," shkroi Cruz në përshkrimin e fotos.
"Gavin Newscum që bën audicionpër t'u bërë shushkuiradhës i Alex Sorosit është humbje kohe. Gjithë paratë e botës nuk do t'i realizonin kurrë ëndrrat e tij patetike presidenciale," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Taylor Rogers.
"Dikush t'ia konfiskojë llogarinë e Instagramit Alex Sorosit," shkroi Tim Miller, moderator i "Bulwark Podcast" dhe analist i MSNBC-së, si reagim ndaj shfaqjes së miqësisë mes Newsom-it dhe Sorosit në Davos.
"Kjo të tregon gjithçka që duhet të dish për besnikërinë e vërtetë të Gavin Newsom-it," tha Tony Shaffer, president i London Center for Policy Research dhe ish-oficer i inteligjencës së ushtrisë amerikane. "Në të vërtetë, Newsom është ylli sovjetik në vizionin e globalistëve marksistë për ta kthyer botën te merkantilizmi i dështuar."
"Ej, gjete një miliarder që dua ta taksoj," ironizoi Joel Pollak, opinionist i California Post, ndërsa Nathan Brand, këshilltar i senatorit Tim Scott nga Karolina e Jugut, vuri në dukje se Newsom-i"tashmë duket si një horr i James Bond-it, dhe pozimi me Sorosin në Forumin Ekonomik Botëror në Davos nuk e ndihmon aspak."
Të mërkurën, Newsom akuzoi administratën Trump se e kishte penguar të fliste në USA House në Davos.
E pyetur për koment, Shtëpia e Bardhë as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi pretendimet. "Askush në Davos nuk e di kush është guvernatori i dorës së tretë Newscum apo pse po argëtohet në Zvicër në vend që të rregullojë problemet e shumta që ka krijuar në Kaliforni," shtoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.
Sorosi, i cili ka dhuruar rreth 70,000 dollarë për ambiciet politike të Newsom-it, ka një histori postimesh ku e lavdëron atë në rrjetet sociale.
"Është kënaqësi të shohësh Gavin Newsom-in frymëzues, një forcë që nuk ka frikë të kundërshtojë kërcënimet e kësaj administrate ndaj demokracisë dhe të drejtave kushtetuese," shkroi Sorosi në shtator, duke postuar një foto me Newsom-in nga një event i Clinton Global Initiative. Dyshja u takua aty dhe u fotografua edhe në vitin 2023.
"Është kënaqësi të shoh guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, në Nju Jork për #ClimateSummit," shkruante Sorosi në një tjetër postim të vitit 2019, me një foto me Newsom-in. "Ai po bën një punë fenomenale në uljen e emetimeve të karbonit në Kaliforni!"
Fox News Digital kontaktoi zyrën e Newsom-it, por nuk mori përgjigje. / Fox News – Syri.net
© SYRI.net