Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Moska - Kievi e SHBA nisin bisedimet në Abu Dhabi/ Zelennsky: Trump na jep raketat 'Patriot'! Rusia kërkon territore

Moska - Kievi e SHBA nisin bisedimet në Abu Dhabi/ Zelennsky: Trump na jep raketat 'Patriot'! Rusia kërkon territore

21:06, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja kanë nisur bisedime trilaterale për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022. Megjithatë, me Kremlinin që vazhdon të këmbëngulë në kërkesat maksimale për territoret ukrainase, mbetet e paqartë nëse Donald Trump do të mund të ndërmjetësojë një armëpushim, edhe duke ushtruar presion të madh mbi Kievin.

Takimi i zhvilluar të premten në Abu Dhabi është samiti më i lartë i njohur midis tre palëve që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë kur kërkesat e Trump për të marrë Groenlandën kanë tensionuar marrëdhëniet mes aleatëve perëndimorë të Ukrainës, ndërsa vendi po përballet me dimër të ashpër dhe me pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës energjetike civile të dëmtuara nga sulmet ruse.

Reagon Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se tre palët po takohen në “nivel negociatorësh” dhe se “ky format po zhvillohet për herë të parë pas një kohe të gjatë”.
 Delegacioni i Kievit “di çfarë ka për të bërë,” shtoi ai në një mesazh zanor për gazetarët. Ai shtoi se pret përgjigje konkrete dhe një vullnet të vërtetë për paqe nga Rusia

Diskutohet për parametrat e mbarimit të luftës. Tani duhet të vijnë së paku disa përgjigje nga Rusia. Gjëja më e rëndësishme është që Rusia të jetë gati të përfundojë këtë luftë, që ajo vetë e nisi.” shkroi Zelensky në Telegram.

 

Sa i përket përmbajtjes së bisedimeve të sotme, Zelensky tha se “është ende herët për të nxjerrë përfundime, do të shohim si do të shkojë biseda nesër dhe cilat do të jenë rezultatet. Është e nevojshme që jo vetëm Ukraina të dëshirojë t’i japë fund kësaj lufte dhe të arrijë siguri të plotë, por edhe në Rusinë të lindin dëshira të ngjashme.”

Reagon Moska

Rusia ka dërguar një delegacion të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ushtarake GRU, Admirali Igor Kostyukov, duke treguar një fokus më të madh tek aspektet ushtarake sesa ato politike të negociatave.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov tha se  ‘Puna për zgjidhjen e konfliktit po ecën përpara. Tani është thelbësore të zbatohet formula e dakorduar në Anchorage, (Alaskë)”

Edhë ndihmësi i presidentit Putin Yuri Ushakov gjatë një takimi me përfaqësuesit amerikanë në Kremlin deklaroi, “u theksua se pa zgjidhur çështjen territoriale sipas formulës së dakorduar në Anchorage, nuk ka kuptim të pritet një zgjidhje afatgjatë për Ukrainën.”

Raketat Patriot

Ndërkohë në Forumit Ekonomik Botëror në Davos, presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe të Ukrainës ranë dakord për furnizimin me municione për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, raporton agjencia ukrainase Ukrinform.

“Kam biseduar me presidentin Trump dhe kam marrë – nuk do të them sasinë – raketa PAC-3 për sistemin Patriot,” tha Zelensky

800 miliarde dollare

Një dokument i hartuar nga KE me titullin “Rruga drejt prosperitetit të Ukrainës: një vizion për Ukrainën 2040” zbuloi se 800 miliardë dollarë në 10 vite do të shpenzohen për rindërtimin e Ukrainës

Dokumenti, i përfolur më parë nga Politico dhe konfirmuar nga burime evropiane për Agjencinë Ansa, ofron një kornizë për periudhën pas luftës në Ukrainë.

Ndërkohë paketa e 20-të e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë pritet të miratohet në shkurt, konfirmoi një funksionar i lartë evropian para Këshillit të BE-së për Çështjet e Jashtme të enjten e ardhshme.

Gjatë takimit të ministrave të jashtëm evropianë javën e ardhshme, shtoi burimi, pritet të vendosen sanksione të reja.

“Por këto janë dy gjëra të ndara,” përfundoi ai

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco