Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

FBI arreston në Meksikë bosin kolumbian të drogës, jetonte nën mbrojtjen e kartelit Sinaloa!

FBI arreston në Meksikë bosin kolumbian të drogës, jetonte nën mbrojtjen e kartelit Sinaloa!

18:31, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-kampioni olimpik dhe njëkohësisht një nga më të kërkuarit e drejtësisë, Ryan Wedding  u arrestua të premten nga autoritetet amerikane. Wedding prej vitesh ishte në arrati.

Ai dyshohet se ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në trafikun transnacional të drogës, si edhe se ka organizuar disa vrasje.

Arrestimi i tij i jep fund një kërkimi që zgjati me vite për një kriminel kanadez, të cilin zyrtarët e kanë krahasuar me Pablo Escobarin, bosin kolumbian të drogës.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se besojnë se Wedding, një nga 10 personat më të kërkuar të FBI-së, jetonte në Meksikë nën mbrojtjen e kartelit të drogës Sinaloa, informon BBC.

Lajmin e konfirmoi drejtori i FBI-së, Kash Patel, në një postim në rrjetin X.

Ai shkroi: “Falë udhëheqjes dhe angazhimit të Presidentit Trump për zbatimin e ligjit në nivel global, që nga kjo mëngjes, DOJ/FBI ka kapur zyrtarisht të arratisurin e GJASHTË nga lista e 10 më të kërkuarve brenda vitit të fundit.

Faleminderit AGPamBondi për ndjekjen e palodhur të drejtësisë, Zyrës së Prokurorit të SHBA-së në Los Angeles dhe FBI Los Angeles. Ryan James Wedding u arrestua mbrëmë në Meksikë. Ai po transportohet nga Meksika drejt SHBA-së përmes FBI FTOC për t’u përballur me drejtësinë"

Besohet se Wedding ishte fshehur në Meksikë për më shumë se një dekadë dhe kërkohej që nga viti 2024 për akuza të trafikut të kokainës dhe vrasje.”

Akil Davis, zëvendësdrejtori i zyrës së FBI-së në Los Angeles tha se Wedding është përgjegjës për trafikimin e rreth 60 tonëve kokainë përmes Kalifornisë, “drejt Kanadasë”.

Davis bëri të ditur se deri më tani janë arrestuar 36 persona “për rolin e tyre në këtë organizatë”, ndërsa shtoi se Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj Wedding dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij.

Kreu i FBI-së, Kash Patel refuzoi të komentojë nëse dikush do të përfitojë shpërblimin prej 15 milionë dollarësh që FBI-ja kishte ofruar për informacion që çonte në arrestimin e Wedding.
“Nuk do të komentojmë për asnjë person në lidhje me shpërblimin,” tha Patel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco