Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Kryeministrja daneze viziton sot Groenlandën, ministri i Jashtëm: Bisedimet me SHBA do të fillojnë shumë shpejt

Kryeministrja daneze viziton sot Groenlandën, ministri i Jashtëm: Bisedimet me SHBA do të fillojnë shumë shpejt

11:57, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen do të udhëtojë sot për në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës. Ajo do të takohet me homologun e saj Jens-Frederik Nielsen, ndërsa ministri i Jashtëm danez vuri në dukje se bisedimet me SHBA-në mbi sigurinë e ishullit do të fillojnë “shumë shpejt”.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se do të udhëtojë për në Groenlandë “në ditët në vijim”.

Takimi i Frederiksen me Nielsen vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tërhoq nga kërcënimet e tij për të marrë Groenlandën me forcë, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Davos të mërkurën. Gjatë bisedimeve të tyre, arritën një “marrëveshje kornizë” mbi Groenlandën, detajet e së cilës mbeten të paqarta.

Frederiksen do të udhëtojë për në Nuuk direkt nga Brukseli, ku u takua me Rutte-n, i cili theksoi sot në X se po punon me kryeministren daneze për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin në rajonin e Arktikut.

“Ne pajtohemi që NATO duhet të forcojë angazhimin e saj ndaj Arktikut. Mbrojtja dhe siguria në Arktik është një çështje për të gjithë Aleancën”, theksoi kryeministrja daneze në X, duke shoqëruar postimin e saj me një foto të saj pranë Rutte-s në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco