Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije mallrash me flamur të Singaporit që transportonte 21 filipinasë u përmbyt në Detin e Kinës Jugore, thanë autoritetet kineze të premten.
Operacionet e Rojave Bregdetare Kineze dhe Marinës Kineze kanë shpëtuar 15 persona në operacionin që është duke u zhvilluar. Midis tyre, 14 janë në gjendje të qëndrueshme, sipas Komandës Jugore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Anija u përmbyt rreth 100 kilometra në veriperëndim të Scarborough Shoal, tha Roja Bregdetare Kineze në një deklaratë. Scarborough Shoal është një nga shkëmbinjtë nënujorë më të diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore.
Kontakti me anijen e mallrave që po shkonte drejt provincës Guangdong, në Kinën jugore, u humb të enjten në mbrëmje.
Roja Bregdetare Filipinase tha në një deklaratë të premten se kishte dërguar dy anije dhe avionë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit me ekuipazhin e anijes së mallrave që e identifikoi si Devon Bay.
Anija 56,095 tonëshe, e ndërtuar në vitin 2013, u raportua se po lundronte nga Samboanga del Sur në Filipine drejt Yangjiang të Kinës.
© SYRI.net