Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Kremlini njofton se do të mbahet samiti trepalësh i Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kremlini njofton se do të mbahet samiti trepalësh i Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Emiratet e Bashkuara Arabe

07:14, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kremlini njoftoi herët sot se një takim trepalësh i zyrtarëve nga Rusia , Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, disa orë pas bisedimeve midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Steve Wittkow në Moskë. Siç u tha gazetarëve këshilltari i Kremlinit për çështjet diplomatike, Yuri Ushakov, “u ra dakord që takimi i parë i grupit të punës trepalësh, i ngarkuar me çështjet e sigurisë, do të mbahet në Abu Dhabi”.

Samiti pritet të zhvillohet në kuadër të proceseve për të çtensionuar konfliktin në Ukrainë dhe për të eksploruar kanalet e mundshme të komunikimit.

Sipas Yuri Ushakov, takimi i Vladimir Putinit me Steve Witkov u përshkrua si “i dobishëm në të gjitha aspektet”, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së bisedimeve.

Këto kontakte janë pjesë e një periudhe të proceseve të shtuara diplomatike rreth luftës në Ukrainë, me SHBA-në që përpiqet të luajë një rol aktiv në përpjekjet për të menaxhuar krizën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco