Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Zelensky: Marrëveshje me Trump për garancitë e sigurisë. Nesër takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA-në

Zelensky: Marrëveshje me Trump për garancitë e sigurisë. Nesër takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA-në

18:32, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ka arritur një marrëveshje me presidentin e SHBA-së, Donald Trump për garancitë e sigurisë.

Gjatë një bisede me gazetarët në Davos, Zelensky tha se një dokument me SHBA-në, që trajton çështjen e garancive të sigurisë për Ukrainën, është “gati” . Dokumenti është rënë dakord në një bisedë të zhvilluar sot me ekipin amerikan, ku përfshihej edhe Trump.

Por “duhet ta nënshkruajmë”, e se kjo “do të ndodhë vetëm pasi të përfundojë lufta”

I pyetur nëse ka arritur një marrëveshje për garancitë e sigurisë, Zelensky u përgjigj se jo, duke sqaruar se ata “e kanë përfunduar dokumentin” dhe se tani ai duhet “të nënshkruhet nga palët, nga presidentët, dhe më pas t’i kalojë parlamenteve kombëtare", shkruan BBC.

Ndërkohë, çështja e territoreve në lindje të Ukrainës mbetet “ende e pazgjidhur”, shtoi ai duke folur me gazetarët në Davos pas takimit me presidentin amerikan. 

Zelensky njoftoi dhe se takimi i parë trepalësh mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet nesër dhe pasnesër në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kryeqytetin Abu Dhabi.

Garancia

Garancitë e sigurisë për Ukrainën kanë qenë një nga pikat kryesore të bllokimit në negociatat mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ukraina kërkon angazhime të forta. Nëse arrihet një marrëveshje paqeje, aleatët e saj do të ndihmojnë për të frenuar çdo pushtim të mundshëm të ardhshëm nga Rusia.

Zelensky e ka theksuar vazhdimisht se Kievi ka nevojë për garanci sigurie nga SHBA-ja para se të merren vendime për çështjet e tjera të debatueshme, siç është territori.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë premtuar tashmë se do të dërgojnë trupa në Ukrainë në “qendra ushtarake” në rast të një armëpushimi, si pjesë e asaj që e quajnë “Koalicioni i të Gatshmëve” (“Coalition of the Ëilling”).

Më 29 dhjetor, Zelensky njoftoi se SHBA-ja i kishte ofruar Ukrainës garanci sigurie “për 15 vjet”, pas bisedimeve mbi një plan paqeje të rishikuar në Florida.

Presidenti ukrainas tani thotë se dokumenti është “gati”. Megjithatë, ai ende nuk është bërë publik dhe as nuk është ratifikuar nga parlamentet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco