Dy gra dhe një burrë u vranë nga të shtëna me armë në Uellsin e Ri Jugor në Australi. Të shtënat e raportuara ndodhën në Liqenin Cargelligo rreth orës 16:40 sipas orës lokale. Mësohet se një person i katërt u plagos rëndë.
Autoritetet kanë nisur një kërkim për të arrestuar autorin e krimit, ndërsa u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Mediat vendase raportojnë se incidenti dyshohet se ka të bëjë me dhunë në familje.
Lidhur me ngjarjen janë vendosur forca policore të armatosura rëndë në zonë. Incidenti vjen pas të shtënave masive në Bondi Beach të Sydneyt muajin e kaluar, të cilat morën jetën e 15 personave.
© SYRI.net