Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifat doganore që ishin parashikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt ndaj 8 vendeve evropiane lidhur me qëndrimin e tyre për Groenlandën.
Deklarata erdhi pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Në një postim në Truth Social, ai tha se, pas një “takimi shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, palët “kanë formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme të ardhshme në lidhje me Grenlandën dhe, në fakt, me të gjithë rajonin e Arktikut.
Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, shkroi Trump në Truth Social.
“Bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Po zhvillohen gjithashtu diskutime të tjera lidhur me ‘Kupolën e Artë’, në raport me Groenlandën" shkruan Trump.
Më tej ai sqaron se një grup negociatorësh mes tyre zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff do të jenë përgjegjës për negociatat.
“Informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura ndërsa diskutimet avancojnë. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff dhe të tjerë, sipas nevojës, do të jenë përgjegjës për negociatat — ata do të raportojnë drejtpërdrejt tek unë. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!” shkruajti Trump.
Më herët, presidenti Trump përjashtoi përdorimin e forcës për të marrë nën kontroll Groenlandën
"Sinqerisht, ne do të ishim të pandalshëm nëse do ta bënim këtë. Por unë nuk do ta bëj këtë," tha Trump. "Nuk kam nevojë të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë. E tëra çfarë SHBA-ja do është një vend i quajtur Groenlandë" tha Trump duke pohuar se askush përveç SHBA-së nuk është i aftë të mbrojë Groenlandën.
Ndërkohë Parlamenti Evropian pezulloi marrëveshjen e arritur në Skoci për tarifat tregtare me Shtetet e Bashkuara. Vendimi u morr nga Komitetit tregtar, gjatë kohës kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po mbante fjalimin e tij në forumin e Davos. Kreu i Komitetit Tregtar të PE-së, Bernd Lange në një konferencë për shtyp tha se arsyeja e pezullimit të marrëveshjes është kërcënimi i presidentit Donald Trump për rritjen e tarifave nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e merrnin Groenlandën.
Tetë shtetet europiane, Gjermania, Danimarka, Finlanda, Franca, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar u kërcënuan me tarifa doganore nëse ato nuk tërhiqeshin dhe nuk ia shisnin Groenlandën SHBA-së.
© SYRI.net