Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

VIDEO/ ‘Trump është si T-Rex, me të ose bëhesh partner ose të gllabëron’

VIDEO/ ‘Trump është si T-Rex, me të ose bëhesh partner ose të gllabëron’

21:58, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka kritikuar ashpër udhëheqësit europianë gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Ai u kërkuar liderëve të kontinentit të vjetër që të ‘rrisin karakterin’ në marrëdhëniet me presidentin amerikan, Donald Trump.

Newsom i përshkroi liderët globalë si ‘patetikë’, duke ironizuar se ai duhet t’u kishte sjellë mbrojtëse gjuri, për t’u përballur me sjelljen e tyre të nënshtruar.

Guvernatori e përshkroi qartë presidentin Trump, duke u dhënë edhe një mesazh udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Europian.

‘Ai është një T-Rex. Me të ose bëhesh partner, ose të gllabëron’, ishin fjalët e përdorura nga Newsom. Sipas tij, Trump ‘i përgjigjet vetëm forcës’ dhe me të nuk funksionon diplomacia tradicionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco