Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Trump: Po të mos shfaqesha unë, tani nuk do të kishte NATO!

Trump: Po të mos shfaqesha unë, tani nuk do të kishte NATO!

19:12, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë merita të drejtpërdrejta vetes për ekzistencën e NATO-s, duke thënë se, po të mos ishte ai, aleanca veri-atlantike tashmë do të ishte në hirin e historisë.

Presidenti amerikan në rrjetin “Truth Social” tha: “Asnjë person i vetëm, apo president, nuk ka bërë më shumë për NATO-n se presidenti Donald J. Trump. Po të mos shfaqesha unë, në këtë moment nuk do të kishte NATO!!! Do të ishte në grumbullin e hirit të historisë. Pikëlluese, por E VËRTETË!!!”

Ai pretendon se Groenlanda, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, u nevojitet Shteteve të Bashkuara për shkak të sigurisë kombëtare dhe për ta parandaluar pushtimin e ishullit nga Rusia ose Kina.

Sidoqoftë, fuqitë evropiane kanë dalë kundër pretendimeve të Uashingtonit për ta marrë nën kontroll ishullin masiv, duke u rreshtuar në mbështetje të aleates evropiane, Kopenhagës.

Një qëndrim i tillë e ka acaruar presidentin amerikan, i cili ka njoftuar taksë shtesë prej 10 për qind ndaj mallrave të disa shteteve evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco