Lajmi i fundit

LIVE/ Hamburg - Tiranë: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Marrëveshja tregtare SHBA–BE pritet të pezullohet nga Parlamenti Europian

Marrëveshja tregtare SHBA–BE pritet të pezullohet nga Parlamenti Europian

17:54, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Marrëveshja tregtare BE–SHBA, që Parlamenti Europian e arritur në korrik dhe që pritej ta ratifikonte javën e ardhshme, është në prag të pezullimit, shkruan BBC duke iu referuar burimeve pranë komisionit parlamentar për tregtinë ndërkombëtare

Pezullimi pritet të shpallet nesër pasdite në Strasburg.

Në korrik 2025, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u takua me presidentin Trump në resortin e tij të golfit në Skoci dhe nga ky takim doli një marrëveshje që parashikonte tarifa prej 15% për të gjitha mallrat që BE shet në SHBA.

Kjo ishte më e favorshme krahasuar me tarifat 30% që SHBA kishte kërcënuar fillimisht të vendoste.

Megjithatë, marrëveshja kërkon miratimin e Parlamentit Europian, ndërsa komisioni për tregtinë ndërkombëtare ende nuk e ka përfunduar shqyrtimin e saj.

Të shtunën, vetëm pak orë pasi presidenti Trump kërcënoi me tarifa amerikane lidhur me Groenlandën, eurodeputeti gjerman me ndikim, Manfred Weber, deklaroi se “miratimi nuk është i mundur në këtë fazë”.

Gjatë finalizimit të marrëveshjes, BE-ja pezulloi tarifat hakmarrëse mbi mallra me vlerë 93 miliardë euro që importon nga SHBA-ja.

Ky pezullim përfundon më 6 shkurt dhe, në mungesë të një zgjatjeje ose të miratimit parlamentar të marrëveshjes, tarifat e BE-së mbi mallrat amerikane  me vlerë miliarda euro do të hyjnë në fuqi më 7 shkurt

Brukseli kishte përgatitur gjithashtu një paketë tarifash që do të hynin në fuqi nëse nuk arrihej një marrëveshje me SHBA-në. Kjo paketë përfshinte tarifa për mallra me vlerë 93 miliardë euro (80 miliardë paund; 108 miliardë dollarë) që SHBA shet në BE – nga blegtoria dhe uiski deri te pjesët e avionëve. Marrëveshja bëri që këto taksa të pezulloheshin përkohësisht, ndërsa po përcaktoheshin detajet.

Kjo rrezikon të shkaktojë reagime politike në SHBA ndaj Trumpit, nga kompani që eksportojnë drejt Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco