'Britania do t’i japë Mauritiusit ishullin Diego Garcia!'/ Londra reagon pas deklaratës së Trump: Baza Ushtarake ishte nën kërcënim!

'Britania do t’i japë Mauritiusit ishullin Diego Garcia!'/ Londra reagon pas deklaratës së Trump: Baza Ushtarake ishte nën kërcënim!

10:37, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po planifikon që t’i japë Mauritiusit, ishullin Diego Garcia.

Në një reagim, Britania ka bërë me dije se një vendim i tillë është marrë pasi baza ushtarake ishte nën kërcënim.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do të bëjë kurrë kompromis për sigurinë tonë kombëtare. Ne vepruam sepse baza në Diego Garcia ishte nën kërcënim pasi vendimet e gjykatës minuan pozicionin tonë dhe do ta kishin penguar atë të vepronte siç ishte menduar në të ardhmen.
Kjo marrëveshje siguron operacionet e bazës së përbashkët SHBA-Britani e Madhe në Diego Garcia për breza me radhë, me premisa të forta për të mbajtur të paprekura aftësitë e saj unike dhe kundërshtarët tanë jashtë”, tha zëdhënësi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco