Kim Jong Un shkarkon zëvendëskryeministrin dhe kritikon ashpër zyrtarët

Kim Jong Un shkarkon zëvendëskryeministrin dhe kritikon ashpër zyrtarët

09:57, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shkarkuar zëvendëskryeministrin Yang Sung-ho dhe ka qortuar publikisht zyrtarë të Partisë së Punëtorëve, duke i cilësuar si të paaftë për vonesat në projekte shtetërore, raportuan mediat shtetërore.

Shkarkimi ndodhi gjatë inaugurimit të fazës së parë të modernizimit të Kompleksit të Makinerive Ryongsong, ndërsa Kim e cilësoi emërimin e Yang-ut si një gabim serioz. Pasardhësi i tij ende nuk është njoftuar, shkruan AlJazeera.

Ngjarja vjen në prag të Kongresit të Nëntë të Partisë së Punëtorëve dhe shihet si përpjekje për të forcuar disiplinën dhe llogaridhënien brenda strukturave drejtuese të vendit.

Ekspertët vlerësojnë se këto masa janë pjesë e një strategjie për të rritur llogaridhënien dhe kontrollin brenda elitës politike. Kim Jong Un po përdor ndëshkimin publik si një taktikë tronditëse për të paralajmëruar zyrtarët e partisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco