Maduro dhe bashkëshortja e tij mbahen në burgun famëkeq federal të Brooklyn-it, i cilësuar 'ferri mbi tokë'

Maduro dhe bashkëshortja e tij mbahen në burgun famëkeq federal të Brooklyn-it, i cilësuar 'ferri mbi tokë'

21:52, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po mbahen aktualisht në Metropolitan Detention Center (MDC) në Brooklyn, Nju Jork.

Avokatë amerikanë e kanë përshkruar këtë burg si “ferri mbi tokë”, për shkak të mbipopullimit dhe mungesës së stafit, çka ka sjellë shpesh akte dhune brenda institucionit.

Ish-Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, deklaroi në vitin 2019 se kushtet në MDC ishin “të papranueshme dhe çnjerëzore”. Një gjyqtar ka pohuar se në këtë burg “mbizotëron kaosi dhe dhuna e pakontrolluar”, duke përmendur raste kur gjyqtarët kanë hezituar të dërgojnë të pandehur dhe të dënuar në këtë institucion për shkak të kushteve.

Image

Megjithatë, si i vetmi burg federal në qytetin e Nju Jorkut, MDC përdoret shpesh nga autoritetet amerikane për të mbajtur të burgosur me profil të lartë. Mes tyre ka qenë edhe ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández, i cili u përball me akuza për trafik droge dhe u fal nga Donald Trump vitin e kaluar.

Të tjerë të burgosur të njohur kanë përfshirë Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtore e Jeffrey Epstein, si dhe reperin Sean “Diddy” Combs.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco