Presidentja meksikane: Amerikat s’i përkasin asnjë doktrine apo pushteti, janë të popullit!

Presidentja meksikane: Amerikat s’i përkasin asnjë doktrine apo pushteti, janë të popullit!

17:12, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum tha në një konferencë për shtyp se nuk mendon se një ndërhyrje e SHBA-së është e mundshme në vendin e saj, ndërsa përsëriti kundërshtimin e saj ndaj kapjes së Maduros.

Ajo thotë se Amerikat nuk i përkasin asnjë doktrine apo pushteti, por popullit të tyre, duke shtuar se Meksika është e hapur për bashkëpunim kundër trafikut të drogës, por nuk do të pranojë nënshtrim apo ndërhyrje.

Të dielën, Donald Trump i tha Fox News se “diçka do të duhet bërë me Meksikën”, por Sheinbaum thotë se nuk mendon se është diçka që SHBA-të po e “marrin seriozisht”.

Ajo gjithashtu thotë se i ka thënë një "jo shumë të prerë" idesë së hyrjes së Ushtrisë Amerikane në Meksikë./ BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco