Kina do të hapët tunelin më të madh në botë, ja sa kushton

Kina do të hapët tunelin më të madh në botë, ja sa kushton

12:53, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tuneli i Fitores në Kinë  pritet të hapet deri në fund të vitit duke u bërë tuneli më i gjatë në botë. Ky tunel do të lehtësojë lidhjen rrugore midis rajoneve jugore dhe veriore të Rajonit Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore.

Zyra e Informacionit e qeverisë rajonale në Xinjiang, Guo Sheng, zëvendësdrejtor i Departamentit Rajonal të Transportit të Xinjiang, tha se tuneli kalon nëpër vargmalin Tian Shan dhe pritet të lehtësojë problemin e mbingarkesës së trafikut që ka penguar prej kohësh zhvillimin e koordinuar ekonomik midis rajoneve veriore dhe jugore të rajonit.

Tuneli rrugor është 22.13 kilometra i gjatë dhe do ta zvogëlojë kohën e nevojshme për të kaluar vargmalin Tien Shan me rrugë në rreth 20 minuta, ndërsa aktualisht duhen të paktën tre orë. Kostoja e projektit, i cili ka kohë që është në proces, ka arritur në rreth 3.4 miliardë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco