Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Franca hap derën e dialogut me Rusinë, priten bisedime mes Macron dhe Putin në ditët në vazhdim

Franca hap derën e dialogut me Rusinë, priten bisedime mes Macron dhe Putin në ditët në vazhdim

21:45, 21/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Franca ka reaguar pozitivisht ndaj sinjaleve nga Moska për dialog, duke bërë të ditur se në ditët në vijim do të përcaktohen detajet për një bisedë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Pallati Elize bëri me dije se e mirëpret gatishmërinë e presidentit rus për të zhvilluar dialog, ndërsa Parisi po punon për përgatitjen e elementeve të nevojshme për këtë proces, raportoi BFMTV.

Reagimi vjen pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi për agjencinë ruse RIA se Vladimir Putin është i gatshëm të angazhohet në bisedime me Emmanuel Macron.

Presidenti francez, pas mbledhjes së Këshillit Evropian, theksoi rëndësinë e rikthimit të dialogut me Moskën.
“Mendoj se ne, evropianët dhe ukrainasit, kemi interes të gjejmë një kornizë për t’u rikthyer në këto diskutime në mënyrë të duhur. Përndryshe, përfundojmë duke folur mes nesh, ndërsa negociatorë të tjerë shkojnë më vete për të biseduar me rusët, gjë që nuk është optimale”, u shpreh Macron.

Ai shtoi gjithashtu se komunikimi me presidentin rus do të ishte “sërish i dobishëm”, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po shtojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco