Një sulm i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në një periferi pranë Johanesburgut, në Afrikën e Jugut duke lënë pas 9 persona të vrarë dhe 10 të tjerë të plagosur shkruan Reuters.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bekkersdal, rreth 40 kilometra në jugperëndim të Johanesburgut. Sipas policisë, disa nga viktimat janë qëlluar rastësisht në rrugë nga persona të armatosur ende të paidentifikuar.
Të shtënat kanë ndodhur pranë një bari, në një zonë të varfër që ndodhet afër disa prej minierave kryesore të arit në Afrikën e Jugut. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të sulmit.

© SYRI.net