Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Dep.Drejtësisë i SHBA publikon pjesë të dosjeve Epstein: Nga Michael Jackson tek Bill Clinton - Çfarë dihet deri tani

Dep.Drejtësisë i SHBA publikon pjesë të dosjeve Epstein: Nga Michael Jackson tek Bill Clinton - Çfarë dihet deri tani

14:31, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka publikuar një pjesë të disa prej të ashtuquajturave dosje Epstein, duke përfshirë foto të brendshmeve të shtëpive të Jeffrey Epstein, udhëtime të tij jashtë shtetit dhe dokumente që lidhen me personazhe të famshëm.

Një grup i ri i të dhënave, i ndarë publikisht këtë mëngjes, përmban dokumente gjyqësore të redaktuara dhe dëshmi nga viktimat e dyshuara të financierit të akuzuar për abuzime seksuale.

Redaktimet e gjera kanë nxitur kritika nga demokratët, të cilët i quajnë ato shkelje të ligjit për transparencë. Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë ka thënë se “ka gabuar në anën e redaktimit për të mbrojtur viktimat”, duke lënë të paqarta disa pjesë të dosjes.

Dosjet ofrojnë pak dritë mbi rrjetin e Epstein, por intensifikojnë shqyrtimin mbi mënyrën se si administrata e ish-presidentit Trump e trajtoi këtë çështje, shkruan korrespondenti i Amerikës së Veriut, Peter Bowes për BBC.

Mes fytyrave të njohura që shfaqen në dosje janë Bill Clinton, Michael Jackson, Andrew Mountbatten-Windsor dhe Richard Branson. Megjithatë, të qenit pjesw e dosjes me emër apo fotografi nuk nënkupton domosdoshmërisht një shkelje ligjore. Shumë prej të identifikuarve kanë mohuar çdo lidhje me veprimet e Epstein.

Paditësja e Epstein, Maria Farmer, ankesa e së cilës e vitit 1996 drejtuar FBI-së është përfshirë në dosje, i tha BBC-së: “Ndihem e shpenguar… Po derdh lot gëzimi, por edhe lot pikëllimi për të gjitha viktimat e tjera”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco