Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

SHBA nis bisedime të reja për Ukrainën në Majami, Rubio i rezervuar: Përparim ka, por rruga drejt paqes mbetet e gjatë

SHBA nis bisedime të reja për Ukrainën në Majami, Rubio i rezervuar: Përparim ka, por rruga drejt paqes mbetet e gjatë

13:27, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, ka shprehur rezerva në prag të bisedimeve që pritet të zhvillohen në Majami për mundësinë e arritjes së paqes në Ukrainë.

“Mendoj se kemi bërë përparime, por kemi ende një rrugë të gjatë përpara dhe, natyrisht, pjesa më e vështirë vjen gjithmonë në fund”, tha Rubio në një konferencë shtypi në Uashington. Ai njoftoi se të shtunën (20.12.2025) do të marrë pjesë pjesërisht në bisedimet që zhvillohen në Florida.

Gjatë fundjavës, përfaqësues të qeverisë së SHBA-së do të zhvillojnë në Majami bisedime të ndara me përfaqësuesit e Rusisë dhe të Ukrainës, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Pas takimit të mbajtur më 14 dhjetor në Berlin ndërmjet vendeve kryesore të BE-së, SHBA-së dhe Ukrainës, ndërmjetësuesit amerikanë synojnë të koordinojnë rezultatet me palën ruse.

Në bisedime do të marrin pjesë edhe përfaqësues europianë dhe ukrainas. Sipas burimeve qeveritare, i pranishëm do të jetë edhe këshilltari për politikë të jashtme i kancelarit gjerman Friedrich Merz, Günter Sautter, i cili ka udhëtuar në SHBA për bisedime jozyrtare me administratën amerikane.

Sipas mediave, është parashikuar edhe një takim mes të dërguarit të posaçëm të presidentit Donald Trump për Ukrainën, Steve Witkoff, dhe këshilltarit të presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitrijev. Në qendër të bisedimeve të mëparshme në Berlin kanë qenë garancitë e sigurisë dhe çështjet territoriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco