Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Heroi mysliman që çarmatosi terroristin në Australi shpërblehet me 2,5 milionë dollarë/ Reagimi nga spitali: A i meritoj

Heroi mysliman që çarmatosi terroristin në Australi shpërblehet me 2,5 milionë dollarë/ Reagimi nga spitali: A i meritoj

09:15, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shumë prej 2.5 milionë dollarësh i është dorëzuar në spital Ahmed Al-Ahmed, burrin mysliman që çarmatosi një nga autorët e sulmit terrorist në Bondi Beach të Sidnei (Sydney), në Australi. Shuma u mblodh nga rreth 43,000 njerëz në të gjithë botën, përmes një fushate online, si shenjë njohjeje për aktin e tij. Një video e postuar në mediat sociale kap momentin kur 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve me origjinë siriane, informohet për shumën. Nga krevati i spitalit ai pyet nëse e meriton këtë shumë dhe burri që i jep çekun i përgjigjet që meriton çdo qindarkë.

“A e meritoj?” pyet ai, dukshëm i prekur. Burri që i jep çekun i përgjigjet: “Çdo qindarkë …”.

I pyetur se çfarë mesazhi donte tu dërgonte dhjetëra mijëra donatorëve, Ahmed Al-Ahmed foli për unitetin dhe solidaritetin.

“Duke qëndruar së bashku, të gjithë njerëzit, duke lënë pas gjithçka që është e keqe dhe duke vazhduar të shpëtojmë jetë. Duke shpëtuar jet. Kur shpëtova njerëz, e bëra nga zemra”, tha ai nga shtrati i spitalit, duke shtuar: 

Videoja shkaktoi emocione të forta dhe një lumë komentesh në mediat sociale, me shumë përdorues që lavdëruan modestinë e tij dhe e quajtën atë një “hero”.

Nga spitali, ai e përshkroi skenën pak para sulmit: “Ishte një ditë e bukur, të gjithë po e shijonin momentin, duke festuar me fëmijët, gratë, burrat, adoleshentët e tyre. Të gjithë ishin të lumtur… ata meritojnë të shijojnë, është e drejta e tyre. Ky vend është vendi më i mirë në botë… Ne nuk do të rrimë duarkryq më duke parë, mjaft është mjaft. Zoti e bekoftë Australinë. Australianë, australianë, australianë”.

Fushata e mbledhjes së fondeve për Ahmed Al-Ahmed, e filluar nga CarHub Australia, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Donatorët përfshinin miliarderin amerikan Bill Ackman, i cili dhuroi 99,999 dollarë. Në total, donacionet për fushatat e konfirmuara GoFundMe që nga sulmi kanë arritur në 5 milionë dollarë.

Sulmi ndodhi të dielën në mbrëmje, gjatë Hanukkah në plazhin Bondi, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të festuar ditën e parë të festës hebraike. Të shtënat vranë 15 persona, përfshirë një vajzë 10-vjeçare e një rabin, dhe plagosën rëndë dhjetëra të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco