Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi të regjistruar në Taipei të Tajvanit. Një i ri hodhi bomba tymi dhe më pas goditi me thikë kalimtarët.
Sulmuesi 27-vjeçar, i identifikuar si Chang Wen, u rrethua nga policia. Ai u hodh nga kati i gjashtë i një ndërtese për të shmangur arrestimin. Ai u dërgua në spital ku u shpall i vdekur.
Mediat lokale raportojnë se Chang hodhi bomba tymi në Stacionin Kryesor të Taipeit, ku sulmoi dhe vrau një burrë. Më pas ai shkoi në Stacionin Zhongshan, ku sulmoi kalimtarët me thikë, ndërsa vazhdoi të hidhte bomba tymi.
Më vonë ai hyri me forcë në dyqanin Eslite Spectrum Nanxi. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë autorin e krimit duke mbajtur një maskë gazi teksa hedh tymueset. Ai rezulton me precedent penal për shmangie të shërbimit ushtarak dhe ishte në kërkim nga prokurorët që të paktën korrikun e kaluar.
© SYRI.net