Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke janë përjashtuar nga detyrimi për të kontribuar në huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, e miratuar nga Bashkimi Evropian.
Ja çfarë kanë deklaruar këto vende pas marrëveshjes së arritur mbrëmë:
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, deklaroi:
“Hungaria mbetet zëri i paqes në Evropë dhe nuk do të lejojë që paratë e taksapaguesve hungarezë të përdoren për financimin e Ukrainës.” Ai shtoi se përjashtimi nga kjo hua do të thotë se “kemi shpëtuar fëmijët dhe nipërit tanë nga barra e kësaj huaje masive prej 90 miliardë eurosh”.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se “Sllovakia nuk do të jetë pjesë e asnjë huaje ushtarake për Ukrainën”, duke shtuar se ai kundërshton çdo financim të mëtejshëm “sepse nuk besojmë në një zgjidhje ushtarake të konfliktit”, sipas një përkthimi të fjalimit të tij të mëparshëm nga agjencia Reuters.
Ndërkohë, kryeministri çek, Andrej Babiš, deklaroi se delegacionet e BE-së “ranë dakord për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën në formën e një huaje; unë i mbështeta përfundimet dhe sigurova që Republika Çeke të mos garantojë këtë hua. Pikërisht ashtu siç kisha premtuar”.
© SYRI.net