Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Presidentja meksikane: E gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA dhe Venezuelës

Presidentja meksikane: E gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA dhe Venezuelës

19:50, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum ka deklaruar se është e gatshme të ndërmjetësojë midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës për të shmangur një përshkallëzim të armatosur në Amerikën Latine.

“Ne do të kërkojmë, së bashku me të gjitha vendet që e dëshirojnë këtë në Amerikën Latine ose kontinente të tjera, një zgjidhje paqësore për të shmangur një ndërhyrje amerikane në Venezuelë,” tha presidentja në konferencë për shtyp.

Edhe Brazili deklaroi gjithashtu se është në dispozicion të qeverive të SHBA-së dhe Venezuelës, duke vënë në dukje se ka të ngjarë të flasë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump para Krishtlindjeve, në një përpjekje për të parandaluar një luftë të mudshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco