Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Udhëheqësit evropianë: Po e mbëshetesim Ukrainën në emër të mbrojtjes së demokracisë

Udhëheqësit evropianë: Po e mbëshetesim Ukrainën në emër të mbrojtjes së demokracisë

08:45, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Udhëheqësit evropianë pretendojnë se mbështesin Ukrainën në emër të mbrojtjes së demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare, por mbështetja e tyre e palëkundur bazohet gjithashtu në “një llogaritje të vetëmbrojtjes”.

Kjo sipas Wall Street Journal, e cila raporton se BE-ja ka frikë se një marrëveshje paqeje e favorshme për Moskën do të rriste rrezikun e një lufte më të gjerë.

Kryeqytetet evropiane kanë frikë se Rusia mund të dalë nga konflikti në Ukrainë me një aftësi ushtarake të forcuar, e bindur se mund të rivizatojë kufijtë me forcë dhe duke e perceptuar NATO-n si të dobët.

Në këtë skenar, shkruan gazeta amerikane, vendet evropiane që tashmë janë nën presion financiar do të detyroheshin të rrisnin në mënyrë drastike shpenzimet ushtarake për të ruajtur frenimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco