Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Fluturimi i parë nga Evropa në Irak pas 35 vitesh: Aeroplani i kompanisë greke ulet në Bagdad

Fluturimi i parë nga Evropa në Irak pas 35 vitesh: Aeroplani i kompanisë greke ulet në Bagdad

22:15, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aeroplani i parë i pasagjerëve nga Evropa pas 35 vitesh u ul në Bagdad, dhe është një avion i kompanisë greke "Aegean Airlines", njoftoi Ministria e Transportit e Irakut.

Ky moment historik shënon kthimin e Irakut "si një qendër e sigurt dhe e besueshme e aviacionit pas vitesh sfidash", thuhet në deklaratë.

Qeveria e Irakut planifikon "zhvillim të mëtejshëm të sektorit të aviacionit civil, hapje më të mirë ndaj botës dhe pozicionim të hapësirës ajrore irakiane si një urë për lidhje globale".

“Aegean Airlines” fillimisht planifikon dy fluturime në javë midis Athinës dhe Bagdadit, raportoi DPA.

Oman Air gjithashtu synon të ofrojë fluturime nga Bagdadi drejt destinacioneve në Evropë në të ardhmen.

Pas pushtimit të Kuvajtit fqinj në vitin 1990, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi një embargo ekonomike dhe sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Irakut. Kjo çoi në një pezullim pothuajse të plotë të fluturimeve ndërkombëtare drejt atij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco