Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Çifti heroik u vranë kur tentuan të ndalonin terroristin, vdiqën të përqafuar

VIDEO/ Çifti heroik u vranë kur tentuan të ndalonin terroristin, vdiqën të përqafuar

12:36, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Historitë nga sulmi terrorist në plazhin Bondi të Sidneit, që la 15 të vdekur, vazhdojnë të prekin zemrat e njerëzve. Vëmendja është fokusohet së fundmi në një çift që u përpoq të çarmatoste terroristin 50-vjeçar, Shaheen Akram, por që përfunduan të vrarë të përqafuar në trotuar.- Advertisement -

Në një video, 69-vjeçari hebre rus Boris Gurman duket se ka shtyrë Akramin ndërsa ai doli nga makina me një flamur të ISIS-it në xhamin e përparmë dhe i mori armën. Megjithatë, përpjekja e tij dështoi, pasi terroristi 50-vjeçar qëlloi dhe vrau si Borisin ashtu edhe gruan e tij 61-vjeçare, Sofian. Fillimisht, çifti u raportua i zhdukur pas sulmit të së dielës, me policinë që bëri thirrje për informacion.

Image

Sipas mediave australiane, çifti heroik jetonte në Bondi të Australisë dhe kishte një djalë në të 30-at. Burime familjare bëjnë me dije se Boris dhe Sofia po përgatiteshin të festonin 35-vjetorin e martesës së tyre në janar. “Boris dhe Sofia kishin jetuar në Bondi për vite me radhë, duke e dashur komunitetin dhe jetën që kishin ndërtuar atje. Ata ishin njerëz të sjellshëm, të fortë dhe bujarë, të përkushtuar ndaj familjes së tyre. Mungesa e tyre lë një boshllëk që nuk mund të mbushet”, tha familja Gurman në një deklaratë.

Në lidhje me aktin e vetëmohimit që ata demonstruan të dielën, të afërmit theksojnë se “kjo konfirmoi se çfarë lloj njerëzish ishin: ata ishin ata që instinktivisht zgjedhin të ndihmojnë, edhe kur ekziston rreziku më i madh. Edhe pse asgjë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e humbjes, ne jemi jashtëzakonisht krenarë për guximin dhe humanitetin e tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco