Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Rrëzohet avioni privat në Meksikë! Humbin jetën 7 persona

Rrëzohet avioni privat në Meksikë! Humbin jetën 7 persona

09:28, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua ndërsa përpiqej të bënte ulje emergjente në Meksikën qendrore. Avioni u rrëzua në San Mateo Atenco, një zonë industriale rreth 50 kilometra në perëndim të Mexico City, pasi u ngrit nga Acapulco, në bregdetin e Paqësorit të Meksikës.

Sipas mediave, aeroplani u përpoq të ulej në një fushë futbolli, por goditi çatinë metalike të një biznesi aty pranë, duke shkaktuar një zjarr të madh. Për gazetën The Telegraph, Adrián Hernández, Koordinatori i Mbrojtjes Civile të Shtetit të Meksikës, tha se avioni mbante tetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Disa orë pas rrëzimit, ishin gjetur vetëm shtatë trupa.

Shërbimet e emergjencës i përgjigjen rrëzimit të aeroplanit në Toluca, Meksikë. Mediat shkruajnë se kryebashkiakja i San Mateo Atenco, Ana Muñiz, tha se zjarri detyroi evakuimin e rreth 130 njerëzve nga zona përreth. Shkaku i rrëzimit është nën hetim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco