Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërthim brenda një ndërtese në Trévoux të Francës.
Banorët u evakuuan menjëherë pasi pjesa e jashtme e ndërtesës u shemb pas shpërthimit, i cili dyshohet të jetë rezultat i një mosfunksionimi të një bombule të gazit , raporton gazeta e përditshme franceze Le Progrès . Shpërthimi në kompleksin e apartamenteve me katër kate ndodhi rreth orës 5:30 pasdite sipas orës lokale, raporton La Voix de L'Ain .
© SYRI.net