Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Dron i pa identifikuar mbi hapësirën ajrore turke, Ankaraja ngre avionët F-16

Dron i pa identifikuar mbi hapësirën ajrore turke, Ankaraja ngre avionët F-16

20:18, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një dron i paidentifikuar është konstatuar duke iu afruar hapësirës ajrore të Turqisë, duke ngritur alarmin e autoriteteve ushtarake.

Si masë parandaluese, ushtria turke ngriti në ajër një avion luftarak F-16, i cili neutralizoi objektivin në një “zonë të sigurt”, jashtë zonave të banuara, për të shmangur çdo rrezik për civilët.

Më vonë, Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se objekti i shkatërruar ishte një dron që kishte “dalë jashtë kontrollit”. Megjithatë, në deklaratën zyrtare nuk u specifikua se kujt i përkiste droni apo nga ishte nisur ai.

Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi origjinën e mjetit ajror, ndërsa ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë ajrore në rajon. Hetimet pritet të vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe burimin e dronit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco