Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Bandat terrorizojnë Guatemalën, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 2 rajone

Bandat terrorizojnë Guatemalën, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 2 rajone

08:41, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Guatemalës, Bernardo Arevalo, shpalli sot gjendje të jashtëzakonshme në dy zona në perëndim të vendit, një ditë pasi persona të armatosur sulmuan një pikë kontrolli ushtarake dhe një stacion policie, bllokuan rrugët dhe rrëmbyen autobusë, duke vrarë të paktën pesë persona.

Sipas Arevalo-s, bandat kriminale po përpiqen t’i detyrojnë forcat e sigurisë të tërhiqen në mënyrë që të marrin kontrollin e rajonit, raportoi AP.

Ai shtoi se qeveria do të forcojë masat e sigurisë.

Gjendja e jashtëzakonshme, e para e shpallur nga qeveria e tij, do të zgjasë 15 ditë në zonat e Nahuala dhe Santa Catarina Ixtahuacan, në departamentin e Solola-s.

Këto masa kanë kufizuar tubimet në natyrë, protestat dhe ngjarjet publike, dhe gjithashtu kanë lejuar që tubimet e panjoftuara të shpërndahen me forcë.

“Ky është një moment kritik për këtë departament dhe sigurinë e vendit”, tha Arevalo , duke shtuar se grupet kriminale janë të lidhura me zhvatjen dhe trafikun e drogës, dhe se ato përbëjnë një kërcënim për komunitetet lokale.

Ministri i Punëve të Brendshme Marko Viljeda tha se pesë persona u vranë në sulme, ndërsa Drejtori i Policisë Kombëtare, David Botero, tha dje se gjashtë persona u vranë, përfshirë një ushtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco