Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Tronditet Hollywood/ Regjisori i famshëm dhe gruaja e tij m*sakrohen me thikë brenda banesës! Dyshohet nga djali i tyre

Tronditet Hollywood/ Regjisori i famshëm dhe gruaja e tij m*sakrohen me thikë brenda banesës! Dyshohet nga djali i tyre

07:47, 15/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një krim brutal ka tronditur botën e Hollywood, ku regjisori i njohur Rob Reiner dhe gruaja e tij, Michelle, janë vrarë pasditen e së dielës, me orën lokale, në Los Angeles.

Sipas mediave amerikane, Reiner dhe gruaja e tij u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre.

Sipas 'People', autori i vrasjes dyshohet të jetë djali i çiftit, Nick, i cili ishte përdorues droge dhe jetoi i pastrehë për vite me radhë.

Nick Reiner ishte një nga djemtë e çiftit. Dyshja kishte edhe një djalë tjetër, Jake, dhe vajzën, Romy. Regjisori ndërkohë kishte adoptuar edhe aktoren Tracy, vajzën e ish-gruas së parë.

Regjisori 78 vjeçar, dhe Michelle, 68 vjeç, u martuan në vitin 1989, ndërsa regjisori ishte i martuar më parë me aktoren Penny Marshall nga viti 1971 deri në vitin 1981.

Kush ishte Rob Reiner?

Rob Reiner ishte një regjisor, producent dhe aktor amerikan, i cili ka lindur në New York City.  

Ai e filloi karrierën e tij si aktor, duke fituar njohje të gjerë nga pjesëmarrja e tij në serialin televiziv të njohur All in the Family.

Që nga vitet 1980, ai ishte kthyer në regji, duke nënshkruar disa nga filmat më të suksesshëm dhe më të dashur të kinemasë moderne amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco