Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Autobusi që po transportonte 40 studentët doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

Autobusi që po transportonte 40 studentët doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

22:45, 14/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 16 të rinj humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Kolumbi, pranë komunës së Segovias, në verilindje të vendit, në një rrugë që lidh Medellín-in me bregdetin.

Sipas mediave një autobus që transportonte rreth 40 studentë, të moshës 16 deri në 18 vjeç, doli nga rruga për arsye ende të panjohura dhe u rrëzua në një shkëmb disa dhjetëra metra të lartë.

Bilanci i viktimave u konfirmua nga guvernatori i rajonit Antioquia, Andrés Julián Rendón. Ndërkohë, 19 të rinj u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në dy spitale në qytetet e afërta të Segovias dhe Remedios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco