Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

'Do hakmerremi!' Trump reagon pas vrasjes së 2 ushtarëve amerikanë dhe përkthyesit në Siri

'Do hakmerremi!' Trump reagon pas vrasjes së 2 ushtarëve amerikanë dhe përkthyesit në Siri

20:39, 13/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes bashkëkombës i tyre u vranë në Siri në një pritë të organizuar nga një person i armatosur i Shtetit Islamik.

Vrasja u konfirmua nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom), ndërsa shtoi se tre ushtarë të tjerë mbetën të plagosur në sulm.

Sipas Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, autori, është vrarë nga aleatët sirianë të SHBA-së.

Menjëherë pas këtij lajmi erdhi dhe reagimi i presidentit amerikan ishte i menjëhershëm. “Do të hakmerremi,” tha Donald Trump për gazetarët që e pyetën se çfarë do të bëjnë SHBA pas pritës vdekjeprurëse. Trump i përshkroi viktimat si “tre patriotë të mëdhenj” dhe shprehu ngushëllimet e tij familjeve të tyre.

Lexo dhe - Pentagoni: Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes, vriten nga një person i armatosur i Shtetit Islamik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco